Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimeve të kryera me urdhër të SPAK për çështjen e sterilizimit.

 

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha i cilëson këto veprime si drejtësi me regji.

 

Berisha thotë se kryeministri Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën ‘me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare.

 

Ndër të tjera ai thekson se SPAK arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetesisë Rjepaj për një krim të shëmtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij.

 

“Kjo është drejtësia me regji!

Miq, këtu në foto me Edi Ramën është miku i tij Ilir Rrapo i arrestuar mbrëmë për aferën e sterilizimeve. Iliri ishte emigranti murator në Itali të cilit Edi Rama dhe Ilir Beqja i dhanë duke i falur me koncesion impiantin ultramodern të sterilizimit, të blerë nga qeveria dhe të instaluar në spitalin e sapondërtuar të urgjencës.

 

Impianti nuk ishte në punë sepse specialistët për funksionomin e tij ishin në specializim! Edi Rama dhe Ilir Beqja jo vetëm ia falën ‘me koncesion, muratorit militant të PS impiantin, por lidhën kontratë qindra milion euro për sterilizimin e veglave dhe mjeteve sanitare dhe e bënë Ilirin duke ndarë para me të, multimilioner. Edi Rama për të fshehur vjedhjen e tij me Beqen dhe muratorin e vetë pasunar që ndanë me Ramën dhe Beqen qindra milion sikur të ishte një agjent i rëndom i Rrapos për të mbrojtur krimin e vetë kalonte nga studio në studio me një pincë kirurgjikale të thyer dhe të ndryshkur e mashtrone si ordiner qytetarët duke ju thenë se ja me çfarë operoheshin njerëzit para ardhjes së tij në pushtet.

 

Sot Skapi i Partisë arrestoi në mënyrë të merituar muratorin e mirë të partisë Ilir Rrapo dhe ish zëvendës ministrin e shëndetesisë Rjepaj për nje krim të shemtuar që lidhet direkt me Ramën dhe Beqen e tij. Por në vendin me drejtësi të kontrolluar nga Old Majer për skapin e partisë tëbgjithe janë të barabartë para ligjit, por disa janë më të barabartë se të tjeret dmth jane mbi ligjin. Turp!”, shkruan Berisha në Facebook.