Vlora është qarku ku kultivohen sipërfaqet më të mëdha me pemë ulliri.
Mbi 300 mijë rrënjë ullinj ndodhen gjatë gjithë zonës së kodrave në fshatrat e këtij qarku, ku spikasin Panajaja, Narta, Kanina, Bestrova, Trevllazër etj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje mbresëlënëse nga kodrat me ullinj në fshatin Trevllazër, Vlorë.
Qarku i Vlorës renditet ndër të parët në shkallë vendi në prodhimin e ullinjve dhe eksportin e vajit të ullirit.
E gjithë Riviera dhe jugu i Shqipërisë ka pasur vitin e fundit prodhim të bollshëm të ullirit, ndërsa përmirësimi i cilësisë po jep rezultate edhe në rritjen e eksportit të vajit të ullirit.
Konkretisht për periudhën janar -qershor 2023 sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë u eksportuan 1,400 ton vaj, kundrejt 326 ton vaj që u eksportuan në total në 2022. Krahasuar me 2022 eksportet deri në muajin qershor janë 3-fishuar.