Një avion i Southwest Airlines që fluturonte nga Hjustoni në SHBA bëri një ulje emergjente në Hjuston të martën në mbrëmje pasi një nga motorët e tij me sa duket mori flakë.
Sipas mediave të huaja, mësohet se menjëherë pas nisjes nga aeroporti William P. Hobby, fluturimi për në Kankun u detyrua të kthehej.
Videot e publikuar në media tregojnë se flakët duket se dalin nga motori.
Sipas të dhënave nga Flight Aëare, avioni u ul i sigurt, duke kaluar gjithsej 27 minuta në ajër. Aeroplani u hoq nga shërbimi dhe pasagjerët mundën të vazhdonin udhëtimin e tyre me një aeroplan tjetër, sipas Southëest.
Southwest tha në një deklaratë se Boeing 737 i saj përjetoi “një problem mekanik menjëherë pas ngritjes” dhe “u hoq jashtë shërbimit për shqyrtim”.
Ngjarja ku u përfshi avioni Boeing 737 ndodhi të martën e 15 gushtit.
Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë incidentin.