Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit, Grupin e Miqësisë me vendet e Ballkanit Perëndimor, të Parlamentit të Lituanisë, të kryesuar nga Valdas Rakutis.
Felaj informoi se vendi balltik është i interesuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë të ekonomisë mes dy vendeve.
Sipas nënkryetares së Kuvendit Shqipëria shihet si një anëtar i denjë i NATO-s dhe ka mbështetjen e Lituanisë edhe për anëtarësim në BE.
“Dy vende të vogla për nga popullsia, me histori të ndryshme por dhe të përbashkëta. Dashamirës të paqes dhe progresit, kundër çdo agresioni dhe kjo është krejt e mjaftueshme që edhe dy parlamentet të lidhen dhe të punojnë për më të mirën e dy popujve tanë”, tha Felaj./ata