Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme projektaktin për krijimin e taskforcës për monitorimin e administratës gjatë procesit zgjedhor.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha taskforca ka si qëllim monitorimin e veprimtarisë së administratës publike dhe drejtohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

 

“Projektakti tjetër që u miratua sot në mbledhjen e qeverisë ka të bëjë me ngritjen e një taskforce për monitorimin e veprimtarisë së administratës publike dhe sjelljes së administratës publike, përdorimit të burimeve njerëzore dhe financiare, dhe infrastrukturën gjatë procesit zgjedhor. Këtë taskforcë do ta kryesojë zëvendëskryeministrja Balluku. Është një masë shtesë që merr qeveria në drejtim të garantimit të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor të 14 majit”, tha ai.