Presidenti turk, Recep Tayyip ErdoÄŸan, vizitoi Budapestin të dielën ku u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

 

Vizita e Presidentit ErdoÄŸan tërhoqi vëmendje të madhe të qytetarëve hungarezë të cilët treguan respekt të thellë ndaj tij.

 

Gjatë vizitës, presidenti turk përshëndeti dhe shtrëngoi duart me qytetarët e shumtë që kishin dalë për ta përshëndetur në Budapest.

 

ErdoÄŸan dhe Orban diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe në një takim me dyer të mbyllura, duke përfshirë pranimin e Türkiyes në BE. Të dy liderët diskutuan gjithashtu çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

 

ErdoÄŸan dhe Orban zhvilluan edhe një takim në nivel të delegacioneve mes dy vendeve.

 

Delegacioni turk përbëhej nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Rinisë dhe Sporteve, Osman AÅŸkın Bak, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, Ministri i Tregtisë, Ömer Bolat, Drejtori i Komunikimeve të Zyrës së Presidencës turke, Fahrettin Altun dhe këshilltari kryesor i Presidentit ErdoÄŸan, Akif ÇaÄŸatay Kılıç.

 

ErdoÄŸan mbërriti në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban për të marrë pjesë në festimin e Ditës së Themelimit të Hungarisë.

 

Marrëdhëniet midis Republikës së Türkiyes dhe Hungarisë u ngritën në nivelin e partneritetit strategjik në vitin 2013 pas themelimit të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik të Nivelit të Lartë. Lidhjet miqësore mes dy vendeve kanë marrë vrull në të gjitha fushat vitet e fundit.

 

Në dhjetor të dy vendet do të festojnë 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike./AA