Në darkën e thirrur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitostokais pritet të jetë prezent edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Darka informale me liderët e Ballkanit do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Athinë.
Mediat greke shkruajnë se presidenca e vendit nuk ka pohuar apo mohuar konfirmimin e lajmit për praninë e Zelensky-t, për arsye sigurie.
Kujtojmë se në darkën e sotme janë të ftuar liderët e Malit të Zi, Serbisë, Kosovës, por ajo çka vihet re është mungesa e Shqipërisë, pasi nuk pati një ftesë për kryeministrin Edi Rama, por për Presidentin e Republikës Bajram Begaj, e cila u refuzua për shkak të axhendës së Kreut të Shtetit.