Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Refugjatët, Filippo Grandi tha se zgjerimi i zonës së konfliktit në Lindjen e Mesme është një “katastrofë”.
"Zgjerimi i konflikteve në Lindjen e Mesme është një fatkeqësi në çdo aspekt", tha Grandi në deklaratën e tij në platformën e mediave sociale X.
"Nga pikëpamja humanitare, kjo do të thotë më shumë civilë të vdekur, të plagosur dhe të zhvendosur. Ulja e fondeve të ndihmës nënkupton ulje të mbështetjes që u jepet personave në nevojë në rajon dhe kudo", theksoi Grandi./aa