Të paktën 9 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin me bombë që Izraeli kreu në qytetin Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, burimet lokale thanë se forcat izraelite kanë kryer sulm me bombë ndaj një shtëpie në Deir Al-Balah.

Në sulm të paktën 9 palestinezë, kryesisht fëmijë dhe gra humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën ndërsa disa persona ende ndodhen nën rrënoja./aa