Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci ka dhënë në rrjete sociale lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij, akademikut të shquar Bahri Beci.

 

Mesazhi i Becit për babanë ishte prekës, ai e falenderon për figurën e tij, shembullin e urtësinë e tij të jashtëzakonshme.

 

“Të dashur miq,

 

Me dhembje e hidhërim ju njoftojmë që babai ynë, Bahri Beci, ndërroi jetë.

 

Faleminderit babë për kujtimet e bukura e emrin e mirë që na le, për këshillat e urtësinë tënde, për konsistencën e racionalitetin tënd, për arsyetimin e shembullin me të cilin na udhëhoqe e na bëre krenarë.

 

Ditën e martë, homazhet do të mbahen në Akademinë e Shkencave, në orën 9:00-11:30, ndërsa përcjellja e fundit për në varrezat e Sharrës në orën 12:00.

 

Pritjet do të bëhen të martën, 22 gusht në orën 17:00-20:00, e më pas të mërkurën dhe të enjten në oraret 9:00-13:00 dhe 17:00-20:00 në Hotel Sheraton.

 

Entela dhe Beneti.”- shkroi Benet Beci.