Nëse po përpiqeni të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme, me siguri keni bërë disa ndryshime në mënyrën e të ushqyerit. Ndoshta keni bërë disa rregullime në frigorifer duke hequr të gjitha biskotat dhe duke i zëvendësuar ato me opsione më të pasura me lëndë ushqyese. Ndoshta po i kushtoni më shumë vëmendje madhësive të porcioneve tani. Por a keni menduar të ndryshoni orën kur hani darkë?

 

 

Shumë njerëz besojnë se gjithçka që ka rëndësi për humbjen e peshës është të konsumoni më pak kalori sesa digjni. Por studimet shkencore po tregojnë se ka më shumë se kaq – koha kur hani mund të bëjë një ndryshim. Dietologët shpjegojnë lidhjen midis kohës së vaktit dhe humbjes së peshës.

 

Cila është koha më e mirë për të ngrënë darkë nëse po përpiqeni të humbni peshë?

 

Dietologia e certifikuar, Lindsay Allen, RD, thotë se arsyeja pse ngrënia e një darke të hershme mund të ndihmojë në humbjen e peshës kundrejt të ngrënit natën vonë është sepse trupi djeg më shumë yndyrë ndërsa ne flemë. “Trupi është projektuar që të jetë në një gjendje ketogjenike gjatë gjumit, duke përdorur rezervat e tij të yndyrës për energji, e cila përdoret kryesisht për të riparuar qelizat. Nëse hani vonë, insulina juaj rritet dhe ndërhyn në këtë proces, sepse tani trupi duhet të merret me tretjen dhe jo me riparimin”,– thotë ajo.

 

Pra, cila është koha ideale për të ngrënë darkë nëse doni të bini nga pesha? Pjesëmarrësit që patën sukses në studimin e “British Journal of Nutrition” hëngrën darkë midis orës 19:00 dhe 19:30, ndërsa grupi që nuk rezultoi aq i suksesshëm për sa i përket humbjes së peshës hëngri midis orës 22:30 dhe 23:00.

 

Pra, duke ndjekur zbulimet shkencore, është më mirë të synoni për të ngrënë në orën 19.00 ose 19:30. Nëse jeni mësuar të hani darkë në orën 20.00 ose 21.00, ose ju pëlqen të hani snack në mbrëmje, kalimi në një kohë më të hershme mund të jetë i vështirë, sepse lë më shumë kohë për të ngrënë. Diçka që do t’ju ndihmojë në parandalimin e snack-eve në mbrëmje ose natën vonë është ngrënia e një darke të ekuilibruar.