Gjyqi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është shtyrë për në datën 24 maj ora 12:00.

 

SPAK pritej të jepte këtë të martë pretencën për ish-ministrin.

 

Të pranishëm në sallë ishin prokurorët e SPAK Klodian Braho dhe Arben Kraja, ndërkohë që mungonin avokatët e Mediut, Henkrik Ligori dhe Ardian Visha.

Gjykata nuk u shpreh nëse familjarët do jenë pjesë e procesit.