Teknologjia dhe muzika u bashkuan për prezantimin e Tiguan, modeli më i ri nga Volkswagen dhe Porsche Albania. E mbajtur nënsloganin “Të gjitha dritat mbi ty”, eventi ishte një festë e vërtetë nëzemër të Tiranës.
Elona Mera, Drejtore e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në Porsche Albania, theksoi se “Ne në Porsche Albania gjithmonë dëshirojmë të jemi të parët dhe unik në aktivitetet qëorganizojmë dhe në këtë event ndryshe nga eventet e lançimit qëjemi mësuar të marrim pjesë përveç prezantimit të Tiguan për tëgjithë dashamirësit e Volkswagen dhe teknologjisë ofruam edhefestën sepse një markë kaq e dashur si Volkswagen duhet patjetër tëfestojë të gjitha arritjet së bashku me dashamirësit e saj”
Tiguan i ri, me një emër të frymëzuar nga "Tigër" dhe "Iguana", icili përmbledh edhe filozofinë e tij të fuqisë, por edhe“shkathtësisë” teknologjike dhe performuese. Dizajni elegant iTiguan-it të ri, performanca artistike dhe teknologjia e funditentuziazmuan të pranishmit, duke mishëruar sloganin "All Lights on You". Kjo nxjerr në pah edhe aftësinë e automjetit për ta kthyerçdo udhëtim në një moment qendre vëmendjeje, si për shoferinashtu edhe për pasagjerët.
Gjate prezantimit ne fjalimin e tij, Z.Gentian Bushati, Drejtor iPërgjithshëm i Porsche Albania theksoi qe “Porsche Albania sigurohet qe klientet te kene aksese ne modelet, , shërbimet dheproduktet më të fundit teknologjike, duke përfshirë këtu edheaplikacionin “Makina Ime”, i cili ofron një stacion dixhitalgjithpërfshirës me shërbime të lidhura me makinën. Teksa iafrohemi 20 vjetorit tonë në Shqipëri, jemi krenarë që markat qëPorsche Albania ka ekskluzivitet janë dhe modelet që preferohennga të gjithë shqiptaret.
Por ne jemi duke punuar që të ofrojmë edhemë shumë duke zgjeruar gamën e modeleve me versione tëndryshme të motorrit si plug-in, investimet në teknologji dhedigjitalizim.”
Volkswagen ka fituar një vend të veçantë në zemrat e shqiptarëve, sinjë nga markat e para që ka hyre ne tregun tone dhe sot ruan njepozicion shume të rëndësishëm si marka më e shitur. Cilësia, dizajni, performanca, siguria e modeleve te kesaj marke kane bereqë të gjithë përdoruesit të kenë besnikëri dhe kujtime ndaj kësajmarke që është në sinkron me sloganin “Love Brand” tëVolkswagen Group.
Ditën e merkurë, sheshi “Bujar Lako” u shndërrua në një hapësirë argëtimi plot gjallëri, me të ftuarit qe ishin mbledhur për të parëmodelin më të fundit. Mbrëmja paraqiti një përzierje spektakolare tëinovacionit, artit dhe teknologjisë, me muzikën elektrizuese të DJ Sardit që mbushi sheshin me energji dhe drita.
Zbulimi i Tiguan-it te ri nën elementët surprizë u bë nga Z.ElionGjoka, Menaxher i Markës së Volkswagen Albania, i cili na tregoidhe më shume për të rejat qe ky model ka sjellë në teknologji dhenë dizajn që nga debutimi i tij në 2007. Versioni i fundit përmbannjë dizajn dinamik, një sistem info-argëtimi me ekran 15-inch. Ky model përveç versionit klasik të motorrit (benzinë dhe naftë) vjendhe me versionin Plug-in Hybrid, me baterinë 19.7kWh që ofronmbi 100 km autonomi dhe karikim të shpejtë (DC)./Tema