Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit të koduar “Parts 19”, në vijim të operacioneve të kryera nga Policia e Vlorës, gjatë sezonit turistik, kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza, është bërë i mundur kapja e dy shtetasve përkatësisht 37 dhe 41 vjeç.
Policia thekson se është vënë në pranga një 37 vjeçar banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 132 doza, të gatshme për shitje, si dhe 510 fara të bimës narkotike cannabis sativa;
Gjithashtu është arrestuar 41 vjeçari banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 8 doza, me qëllim shitjen.
Sipas policisë për të dyja rastet, është sekuestruar 140 doza të lëndës narkotike cannabis sativa dhe 510 fara të kësaj bime narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.