Italianët nisin këtë të shtunë votimin për zgjedhjet evropiane, ku qytetarët në 27 vende të BE do të zgjedhin anëtarët e Parlamentit të ardhshëm evropian. Kryeministrja Giorgia Meloni shpreson se rezultati do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane. Ajo madje u ka kërkuar votuesve që të “shkruajnë Giorgia” në fletën e tyre të votimit. Këto zgjedhje nuk supozohet të kenë ndikim në politikën kombëtare italiane, por realiteti flet ndryshe sidomos në Itali, shkruan BBC.
Meloni, e cila drejton Vëllezërit e ekstremit të djathtë të Italisë (FdI), u emërua kryeministre në vitin 2022 dhe ka ndërmarrë hapin e rrallë për të vendosur emrin e vet në krye të fletës së votimit të partisë së saj, edhe pse nuk ka ndërmend të marrë një vend në Parlamentin Evropian. Giorgia Meloni ka pasur vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin 2022, e nxitur nga një opozitë e fragmentuar centriste dhe e majtë dhe rënia graduale e partnerit të saj të vogël të koalicionit, partisë dikur të fuqishme populiste “Lidhja” e Matteo Salvinit. Italianët do të mund të votojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, kur përfundojnë edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Ndërkohë, e djathta ekstreme mund të shënojë fitore të mëdha në zgjedhjet e BE-së. “E djathta ekstreme është në marshim” është diçka që shpesh dëgjohet të thuhet në të gjithë Evropën tani. “Kjo ndihet si Europa e viteve 1930.”. Shifrat e mbledhura kohët e fundit nga gazeta Financial Times sugjerojnë se rreth një e treta e votuesve të rinj francezë dhe holandezë nën 25 vjeç, dhe 22% e votuesve të rinj gjermanë, favorizojnë të djathtën ekstreme të vendit të tyre. Kjo është një rritje e konsiderueshme që nga zgjedhjet e fundit të Parlamentit Evropian në 2019. Partitë e ekstremit të djathtë parashikohet të marrin deri në një të katërtën e totalit të vendeve dhe nëse fitojnë shumë, optika do të jetë e qartë.
Por ndikimi që mund të ketë në jetën dhe politikëbërjen në BE është merr nuance të ndryshme. Dhe kjo sepse vetë e djathta nacionaliste është ka nuance të ndryshme- politikanë të djathtë nacionalistë në vende të ndryshme mbajnë pozicione të ndryshme. Disa e kanë zbutur ish-retorikën e ekstremit të djathtë në përpjekje për të zgjeruar joshjen ndaj votuesve./Tema