Një piton 5 metra i gjatë rrëshqet mbi çatinë e shtëpisë së një familjeje në Queensland. Tingëllon si një ditë normale në Australi.

 

Ndërkohë që zvarraniku gjigant bënte vizitorin në banesë, familja në Australi po konsumonte drekën.

 

 

Videoja ka mbledhur mbi 12 milionë shikime në TikTok, teksa përdoruesit nuk e shmangën dot ankthin ndërsa shohin zvarranikun gjigant që zvarritet nëpër çatinë e shtëpisë dhe nxjerr kokën nga një pemë.

 

 

Më pas ai lëviz derisa del nga çatia e shtëpisë dhe zhduket në një pemë.

 

“Vetëm në Australi do të shihni një gjarpër 5 metra të gjatë në periferi”, thuhet në mbishkrimin e videos të filmuar në Queensland.