Studentët nga universitete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut kanë protestuar para objektit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup.
Qindra studentë të mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me efikasitetin e ministrisë pasi sipas tyre nuk respektohet afatet për pagesën e bursave dhe subvencioneve të tjera.
Studentët me brohoritje të parullave si “Duam ndryshim”, si dhe me bilbil, pankarta, shkrime të ndryshme dhe “kartona të kuq” shprehën revoltën e tyre.
Studentët me protestën e tyre kërkojnë efikasitet më të madh të ministrisë për shkak të mos pagesës në kohë të bursave studentore, vonesave të pagesave të kuponëve të transportit, vonesave të pagesave pas lidhjes së marrëveshjes për pagesë retroaktive të bursave, problemeve me masën e ushqimit të subvencionuar të studentëve, mos respektimin e afateve të përcaktuara dhe siç thonë ata, problemeve në koordinim ndërmjet departamenteve në ministri.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se nga muaji janar janë paguar të gjitha bursat shkollore dhe studentore të përfituesve ekzistues për vitin akademik 2023-2024. Megjithatë, për përdoruesit e ri pagesa do të bëhet gjatë javës./aa