Kandidati i Partisë Demokratike së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Laprakës, në Njësinë nr. 11 në kryeqytet.

 

 

Gjobat e policisë bashkiake ishin një ndër ankesat që tregtarët ia shprehën Këlliçit gjatë takimeve në rrugë.Ja çfarë kam shitur, 10 mijë lekë të vjetra gjobë nga bashkia" ka treguar një ambulantëve, i dëshpëruar për shkak të ndëshkimit.

 

"Ja shpëtova këtë radhë, po nesër? Unë një pension të vogël kam. Çfarë t'i bëj shtetit? Fshihem si miu. Kam dalë që në 8 të mëngjesit. Rri 4 a 5 orë për 2 mijë lekë. Kam urdhër më thonë", tregoi një tjetër.

 

 "Një herë shesim, një herë jo. Vjen policia na i merr rrobat. Sot gjithë ditën nuk kemi bërë asgjë", ka rrëfyer një tjetër.

 

Ndërsa shtrëngoi duart me qytetarët, kandidati i PD-së për kryeqytetin Belind Këlliçi u shpreh se ndryshimin për Tiranën më 14 Maj do ta arrijë me ndihmën e njerëzve të thjeshtë.

 

"Vetëm me ndihmën e njerëzve të thjeshtë do ta arrij fitoren. Nuk do të jetë fitorja ime por e njerëzve të thjeshtë", u shpreh Këlliçi.

 

Turi i takimit të kandidatit të PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka si qëllim dëgjimin e problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren.

 

Në bazë të dëgjesave me qytetarët do të ndërtohet edhe programi për zgjidhjen e problematikave në çdo lagje të kryeqytetit.