Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se Ura e Klosit është drejt përfundimit.

 

Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga punimet në këtë urë, krahas së cilave shkruan se me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve do të jetë e hapur për lëvizjen e sigurt të këmbësorëve dhe automjeteve.

 

“Po i jepet dora e fundit punimeve në Urën e Klosit, ku tashmë me zgjerimin e saj dhe montimin e trarëve do të jetë e hapur për lëvizjen e këmbësorëve dhe të automjeteve, shumë më e sigurt dhe funksionale se më parë”, shkruan Rama.