Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në forumin e Prespës për dialogun mes vendeve të rajonit të mbajtur sot në Strugë të Maqedonisë së Veriut.

 

Gjatë fjalës së tiij Begaj ka folur për situatën e krijuar së fundmi me tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, ku tha se dakordësia e arritur në Ohër mes tyre në 18 mars, po shndërrohej në një moment zhgënjimi.

 

Pa dashur të japë detaje, ai thotë që partnerët evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke.

 

Begaj bëri thirrje që Vuçiç dhe Kurti të marrin përgjegjësitë dhe të çojnë përpara procesin e pajtimit mes dy vendeve që drejtojnë.

 

Gjithashtu ai theksoi se askush sot nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

 

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke. Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm! Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërrmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre”- nënvizoi presidenti.