Kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi, ka bërë me dije ditën e sotme gjatë mbledhjes, se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”  Rezart Tusha, do të verifikohet më thellësishit në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij.

 

 

“Sa i përket rastit të kandidatit Rezart Xhelal Tusha në Shijak, për të cilin ka pretendime nga PS-ja edhe pse jam dakord me konstatimin e përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është bërë verifikimi për këtë kandidat dhe jemi të detyruar nga ligji qoftë edhe për këtë periudhën nga momenti kur është bërë verifikimi deri tani, të kërkojmë informacion nga organet e prokurorisë së përgjithshme që logjikisht nuk do të ndryshojë situatën por jemi të detyruar ta çojmë për verifikim më të thelluar.”– tha kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi.

 

Në reagimin e prokurorisë së përgjithshme, thuhet se për çështjen Tusha me numër 49 po përdoren të gjitha rrugët e mundshme për të administruar informacion dhe se po kryhen veprime të tjera verifikuese. Por se cilat janë këto veprime hetimore që po kryhen për gati dy vjet, organi i akuzës nuk i bën me dije.

 

 

Në raportin vjetor të 2022 , pranohet se nga 111 kërkesa për verifikime dekriminalizimi, vazhdojnë ende të hapura llogaritë për 35 prej tyre. Ndërsa për 54 raste, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur mospranimin e tyre, për arsye të mosplotësimit të kushteve e kritereve për verifikim të thelluar. Episodi Tusha nuk është i pari në të cilin ndërkombëtarët presin që gjatë shkëmbimit të letërporosive, prokurorët të bëjnë prokurorin.