Partia Demokratike mbledh më dy shtator Kuvendin Kombëtar. Mbledhja do të bëhet në pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Në një reagim në Facebook, Partia Demokratike shkruan se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare.

 

 

REAGIMI:

 

Të shtunën, 2 shtator, ora 10:00  Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.

 

Në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.

 

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë.

 

 

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë:

 

-Ndryshime statutore;

– Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;

– Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.