Xhoni Ujka iu bashkua Forcave të Armatosura, në përfundim të studimeve të larta në Akademinë e Arteve.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi publikoi sot historinë e Ujkës, i cili prej më shumë se dy vitesh është radist në Batalionin e Mbështetjes, në Forcën Tokësore.

 

“Një shembull i mundësive të mëdha që Forcat e Armatosura ofrojnë për çdo të ri, që do të ndjekë një karrierë ushtarake. Një ftesë për të gjithë ata djem e vajza që duan t’i shërbejnë vendit”, u shpreh Peleshi.

 

Vet Ujka shprehet se e shikonte karrierën e tij ushtarake si një mundësi të mirë për ti shërbyer vendit të tij.

 

“Kam mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve. Detyra ime si radist ka të bëjë me ruajtjen e komunimit si në repart edhe në operacionet e ndryshme. Për dikë mund të tingëllojë e çudithsme se si një i ri që ka kryer studimet për pikturë të ndjekë karrierë ushtarake, por unë e shikoj si sfidë me veten time dhe mundësi e mirë për ti shërbyer vendit tim”, tha ai./ATSH