Aktualisht nuk ka asnjë plan për të evakuuar qytetarët e BE-së nga Gabon, tha sot shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell.

 

Ai këmbënguli në dallimin mes grushteve të shtetit në Niger dhe në Gabon, duke nënvizuar se ky i fundit, ku ushtria rrëzoi presidentin në largim Ali Bongo menjëherë pasi komisioni zgjedhor shpalli zyrtarisht fitoren e tij, ndodhi pas zgjedhjeve ku pati shumë parregullsi.

 

“Sigurisht që grushtet ushtarake nuk janë zgjidhja, por nuk duhet të harrojmë se në Gabon u zhvilluan zgjedhje jo të rregullta”, theksoi Borrell.