Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhely, ra dakord me propozimin e Charles Michel për zgjerimin e BE-së në 2030.

 

Rama në një status në “Twitter” shkruan se fjalimi i papritur i Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled për zgjerimin, e bëri autobusin e ngadaltë drejt BE-së një vend interesant për të qëndruar.

 

Më tej ai falenderon Komisionerin Varhely, që sipas Ramës, nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë.

 

“KOMISIONIERI YNË që nuk e zhgënjeu kurrë rajonin tonë, veçanërisht në kohë të vështira.

 

Duhet pranuar se pas fjalimit të papritur të Presidentit Michel në Forumin Strategjik të Bled, autobusi i ngadaltë i BE-së po bëhet një vend interesant për të qëndruar edhe pa një vend të lirë – pa dyshim që pasagjerët e Ballkanit Perëdimor mund të durojnë më mirë kohëzgjatjen e gjatë të udhëtimit ndërsa ndjekin një bisedë me zë të lartë mes djemve të ulur.

 

Le të dëgjojmë se çfarë ka më pas.”- shkruan Rama.

 

 Ndërkohë, më herët Varhleyi ka thënë se përshëndet çdo vendim që merr Këshilli.

 

“E mirëpres që Këshilli dëshiron të angazhohet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të realizuar #Zgjerimin.

Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të bëjë çdo propozim që do të na çonte drejt zgjerimit të vitit 2030.”- ka thënë Varhelyi.