Gjykata e Fierit ka lënë në burg 29-vjeçarin Albi Mecini, i cili u arrestua dje pasi u kap me 2 çanta me eksploziv, ndërsa dyshohet se do të kryente një atentat.

 

Ai dyshohet se është një ndër autorët e rrëmbimit të bujshëm të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë.

 

Mecini bashkë me një të ri tjetër dyshohet se rrëmbyen dy personat në Prill të këtij viti për llogari të një grupi kriminal. Policia ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpuntorë të tjerë të 29-vjeçarit që ishin bërë gati për të kryer një vrasje. Në kërkim janë shpallur Ervis Cukali, Sebastian Lataj dhe Arafat Manërkolli.

 

Mecini njihet dhe si miku i ngushtë i Admir Tafilit dhe është akuzuar nga Prokuroria e Korçës si bashkëpunëtor për arratisjen e Tafilit dhe 6 personave të tjerë nga burgu i Drenovës mbrëmjen e 23 Nëntorit 2013.