Türkiye bëri të ditur se po ndjek nga afër dhe me “shqetësim” përplasjet e fundit midis degëve të grupit terrorist PKK/YPG dhe disa elementëve fisnorë arabë në fshatrat e provincës lindore të Sirisë, Deir ez-Zor.
“Zhvillimi i fundit është manifestimi i ri i përpjekjeve të PKK-së për të dominuar sirianët duke ushtruar dhunë dhe presion mbi ta dhe duke shkelur të drejtat e tyre themelore të njeriut”, tha Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Türkiyes në një deklaratë.
“Ne shpresojmë që ngjyrat e vërteta të PKK-së, që kërkon të mbulojë qëllimet dhe synimet e saj nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, do të vërehen nga mbështetësit e saj pa vonesë të mëtejshme dhe pa shkaktuar vuajtje të mëtejshme për popujt e lashtë të rajonit, duke përfshirë kurdët sirianë”, shtoi ministria.
Deklarata erdhi pasi të paktën gjashtë persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në Siri në një sulm me raketa nga grupi terrorist PKK/YPG.
Terroristët, të cilët vazhdojnë të mbajnë nën pushtim pjesët veriore të qarkut Munbixh, sulmuan një fshat në Xharablus, duke shkaktuar viktima.
Në përgjigje të sulmit ndaj civilëve, fiset arabe përdorën armë të rënda për të shënjestruar pozicionet e PKK/YPG-së./AA