Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar bën të ditur se ka shtyrë afatet e regjistrimit të nxënësve në shkolla për këtë vit arsimor.

 

Kështu, procesi i regjistrimit të nxënësve për vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do të shtyhet deri më datë 04.09.2023 ora 23:59.

 

Ndërsa regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2023-2024, për shkollën e mesme profesionale dhe gjimnaz me kohë të pjesshme mbi 18 vjeç do të vijojnë të mbeten të hapura deri më datë 30.09.2023 ora 23:59.