Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një 24-vjeçare është marrë peng, është dhunuar dhe është shfrytëzuar për prostitucion për dy muaj. Policia bën me dije se për rastin ka vënë në pranga tre gra.

 

Të arrestuarat janë Pranvera Isufaj, Aleksandra Toska dhe një shtetase 17 vjeçe të cilat akuzohen  për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”  dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion. Pranvera Isufaj ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Po ashtu, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e Arber Mehmeti, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë)..

 

33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 gratë e ndaluara, i kanë hequr lirinë nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës 24-vjeçares dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.