Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 23 vjeçarin, Mato Gllucaj.
Gllucaj pak ditë më parë vrau babanë duke vendosur lëndë eksplosive në oborrin e shtëpisë pranë sobës.
Mësohet se seanca gjyqësore është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Gjyqtarja e çështjes, Dorina Stroka ka pranuar kërkesën e prokurorisë për një masë më të ashpër sigurie pasi sipas tyre provat janë evidente.
Si në polici dhe në gjykatë deri më tani ai s’ka treguar se ku i ka gjetur municionet e gjetura në banesë. Prokuroria ka pranuar kërkesën për “arrest me burg” dhe më pas i riu është transportuar drejt paraburgimit.