Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën e përbashkët me presidentin Begaj thase çdo moskuptim me Shqipërinë është tejkaluar, duke theksuar se relacionet mes dy vendeve janë si mes motrash.

 

Gjatë fjalës së saj, Osmani akuzoi Serbinë se fut ilegalisht armatime në veri të Kosovës.

 

Ajo theksoi se është Serbia ajo që acaron situatën në rajon, duke thkesuar se serbër vazhdojnë të terrorizojnë qytetarët në veri të Kosovës.

 

“Çdo moment është moment i mirë për të vizituar Shqipërinë. Çdo pjesë tjetër s’ka vlerë. Çdo vizitë që kam jashtë vendit, një nga takimet që nuk lë asnjëherë, janë takimet me ambasadorët shqiptarë. Relacionet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë relacione mes motrash, pasi janë relacione më të sinqerta. Mund dhe do të rrisim koordinimin mes nesh. Është në interes të të dyja shteteve.

 

Serbia është ajo që acaron situatën në rajonin tonë. Duhet ta shohim gjithë pikturën siç është. Serbia fut armatim ilegalisht në Kosovë. Trajnon pjesë të strukturave ilegale në ushtrinë serbe që më pas të krijojë probleme. Vazhdimisht intimidon dhe terrorizon qytetarët serbë që jetojnë në veri. Pra kjo është sfidë për të gjithë rajonin tonë. Shtetet demokratë dukjet të trajtojnë së bashku të gjitha këto probleme. Nuk duhet që të lejojmë Vuçiç që të shtrijë planin e saj në rajon”, tha Osmani.

 

Osmani tha se Serbia, është një fqinj agresiv që vazhdon me logjikën për të zhdukur nga faqja e dheut Kosovën.

 

“Kosova po përballet me sfidimin më të madh të sigurisë, e them se kur kemi përballje me sfida të tilla, agresion të përditshëm nga ana e një fqinji agresiv që vazhdon me logjikën e zhdukjes sonë nga faqja e dheut, është detyrim që interesat kombëtare të jenë para së gjithash“, shtoi Osmani.