Presidenti Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me homologen e tij të Kosovës, Vjosa Osmanin ka folur për situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

 

Gjatë fjalës së tij, Begaj theksoi se askush nuk duhet të vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës.

 

Ai theksoi se duhet koordinim me SHBA dhe BE për të gjitha veprimet e ndërmarra nga qeveria kosovare.

 

“Në kuadër të bashkëpunimit rajonal Shqipëria dhe Kosova janë dhe do të mbeten faktor stabiliteti bashkëpunimi dhe bashkërendimi i objektivave dhe politikave tona duhet të jetë parësor. Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veri të KS. Duhet koordinim më i ngushtë dhe më i mirë me SHBA dhe BE për të gjitha veprimet e ndërmarra. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Kosovës por koordinimi me partnerët është i domosdoshëm. Vlerësova hapat e fundit të qeverisë së Kosovës për deeskalimin e situatës. Sigurova Osmanin për mbështetjen e plotë dhe angazhimin e Shqipërisë në funksion të këtij dialogu. Gjithashtu duhet koordinim dhe bashkërendim më i mirë i punës mes institucioneve të dy vendeve. Shqipëria i mbështet aspiratat e Kosovës për integrimin euro-atlantik.  Shqiptarët kanë vërtetuar me vepra që janë faktorë paqeje dhe stabiliteti”, tha ajo.