Një kapsollë donator ka shpërthyer gjatë natës në lagjen numër 1 në Krujë. Sipas policisë, donatori është hedhur në çatinë e një shtëpie nga persona të paidentifikuar dhe ka shpërthyer duke lënë vetëm dëme materiale.

 

Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.