Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg”për mësuesen 40-vjeçare të Gjuhës Shqipe, Marsela Pushani, e cila akuzohet për vrasjen e motrës së saj Amanda Pushani në Tiranë.
E penduar ajo ka thënë në gjykatë se nuk ka dashur të vrasë të motrën, por se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje.
“Unë nuk do doja kurrë ta vrisja motrën, vazhdoj të mendoj që s’ka vdekur nga thika dhe goditja por qe ka vdekur nga alkooli. Unë për motrën do jepja jetën dhe do doja të kisha vdekur unë. Kam mamanë shumë të sëmurë, nuk desha ta vras motren, ajo pinte shumë alkool deri në dy litra në ditë.”- tha Marsela Pushani.