Ka nisur seanca gjyqësore ndaj 40-vjeçares Marsela Pushani, e cila akuzohet se ka vrarë me thikë të motrën në Tiranë. Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se seanca po mbahet me dyer të mbyllura.

 

 

Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.

 

 

Sipas dëshmisë së 40-vjeçares, e motra viktima kishte shkuar e dehur në shtëpi në momentin që ndodhi krimi dhe kishte disa shishe birrë në dorë.

 

40-vjeçarja ka deklaruar se ato po debatonin pasi po i kërkonte llogari për gjendjen e saj duke qenë se kishin rënë dakord që s’do pinte më. Sipas 40-vjeçares, vikitima Amanda kishte marrë thikën në dorë dhe duke tentuar t’ia hiqte ajo e kishte qëlluar për vdekje.