Një megaoperacion policor është finalizuar në Elbasan këtë të enjte. Raportohet për rreth 50 persona të arrestuar.

 

Sipas informacioneve paraprake, hetimi disa mujor ka zbuluar rrjetin e shpërndarjes së drograve të forta në këtë qytet.

 

Policia dhe prokuroria pritet të dalin në një konferencë për mediat për të dhënë detaje të mëtejshme nga megaoperacioni.