Zvicra është përshirë nga zjarret për shkak të temperaturave të larta të cilat kanë pushtuar gjithë rajonin, ku deri më tani janë raportuar disa vatra aktive në alpe dhe në zonat periferike.
Zjarrfikësit janë ende duke luftuar me zjarrin në Alpet zvicerane, i cili është ndezur në zonën Haute-Valais pranë kufirit italian që prej mbrëmjes së djeshme.
Mbi 200 njerëz dhe disa helikopterë u përfshinë në përpjekjen për të shuar zjarrin, pasi zjarri u përhap me shpejtësi gjatë natës në shpatin e malit në Bitsch.
Policia ka ndarë foto nga ‘ferri’ që shpërtheu nëpër fshat, por zjarri duket se është qetësuar që nga mëngjesi i sotëm.
Megjithatë, retë e mëdha tymi mund të shihen ende që dalin nga pyjet dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mund të duhen ditë, apo edhe javë, për t'u shuar plotësisht.
Shumë banorë lokalë janë evakuuar, ndërsa ata që janë ende në shtëpi janë këshilluar të mbajnë dritaret e tyre të mbyllura për të parandaluar hyrjen e ndotjes brenda.