NATO ka dënuar tërheqjen e Rusisë nga marrëveshje e drithërave të Detit të Zi dhe gjithashtu ka përshëndetur përpjekjet e Türkiyes për të rivendosur marrëveshjen.

 

Para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Bashkimit Evropian (BE), sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dënojnë që "Rusia është tërhequr nga marrëveshja e drithërave të Detit të Zi" dhe përshëndesin "përpjekjet e Türkiyes për të provuar të rivendosë marrëveshjen e drithërave".

 

"Dhe, sigurisht, mënyra më e mirë për të garantuar dërgesa të sigurt të drithërave nga Ukrainë është t’i jepet fund luftës", tha Stoltenberg, duke iu referuar luftës në Ukrainë.

 

Më 17 korrik, Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Türkiye dhe Kombet e Bashkuara (OKB) për të rifilluar eksportet e drithërave nga tre portet ukrainase të Detit të Zi, që u ndaluan pasi filloi "operacioni ushtarak special" i Moskës në muajin shkurt të vitit 2022.

 

Moska vazhdimisht është ankuar se Perëndimi nuk i ka përmbushur detyrimet sipas marrëveshjes dhe se ka kufizime në pagesat, logjistikën dhe sigurimin e dërgesave të eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave bujqësore.

 

Pas një takimi të hënën me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, foli me optimizëm për ringjalljen e marrëveshjes, duke theksuar se ai beson se një "rezultat i mirë" do të arrihet së shpejti.

 

Po ashtu edhe SHBA-ja dhe aktorë të tjerë ndërkombëtarë kanë vlerësuar përpjekjet e Türkiyes për të rivendosur marrëveshjen e drithërave./AA