Lulzim Basha ka mbledhur këtë të shtunë Këshillin Kombëtar të PD, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme për drejtuesit e forumeve.

 

Këshilli Kombëtar pritet të zgjedhë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatet dhe kryesinë e PD-së.

 

Sipas burimeve të Opinion.al, flitet që Enkelejd Alibeaj është propozuar nga Basha për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm.

 

Ndërsa për nënkryetarë përfliten emrat e Roland Bejkos, Flutura Açkës, Kreshnik Çollakut dhe Orjola Pampurit.