Një muaj pas zjarrit vdekjeprurës në ishullin Maui, autoritetet e Hawait janë ende në kërkim të 66 personave të zhdukur.

 

Të mbijetuarit nuk janë lejuar të kthehen në rrënojat e shtëpive dhe bizneseve të rrafshuara, megjithëse disa e kanë bërë këtë në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve.

 

“Hiri, na është thënë, është mjaft toksik. Kështu që duhet të jemi të kujdesshëm”, tha guvernatori Josh Green, i cili njoftoi se banorët dhe pronarët e bizneseve së shpejti do të për vizita të planifikuara dhe të mbikëqyrura.

 

Operacioni për heqjen e mbeturinave pritet të zgjasë disa muaj dhe kostoja e tij vlerësohet në gati një miliard dollarë.

 

Deri më tani janë konfirmuar 115 viktima, e ndërsa mbi 6000 mijë persona janë prekur, duke u zhvendosur në hotele.