Një zjarr i rrezikshëm ka rënë në fshatin Livinë, bashkia Finiq. Flakët rrezikojnë banesat nëse nuk ndërhyhet nga ajri.

 

 

 

Në vend kanë mbërritur ndërkohë zjarrfikëset e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës.

 

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, teksa për shuarjen e tij janë angazhuar të gjithë banorët e fshatit.