Ka përfunduar seanca e mbrojtjes së të pandehurve për incenartorin e Fierit.

 

Mësohet se GJKKO me 25 shtator në orën 10:00, do të vendosë për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë.

 

Më herët, kanë përfunduar mbrojtjen edhe 10 të pandehurit e tjetër, përfshirë ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka, sekretarin Alqi Bllako si edhe Arben Dervishaj.

 

Gjykata ka caktuar një seancë tjetër në 25 shtator ora 10:00.

 

Deri në këtë fazë, ka qenë SPAK që ka kërkuar dënimin për Kokën me 10 vite heqje lirie me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Por nëse aplikohet gjykimi i shkurtuar, pritet të dënohet me 6.8 vite burg.

Në seancën e kaluar, Koka e cilësoi procesin të manipuluar.