Ministri i Brendshëm Taulant Balla në në një konferencë të përbashkët për mediat, bashkë me kreun e Policisë së Shtetit dha detaje rreth megaoperacionit të ndërmarrë nga jugu në veri.

 

Teksa përgëzoi Policinë e Shtetit për aksionin me qindra të arrestuar, ku në shënjestër ishin personazhe të botës së drogës, Balla tha se është kambanë alarmi fakti se është ulur mosha e përdorimit të drogës.

 

Sipas tij po përdoren lloje drogrash sintetike të cilat janë një rrezik për jetën për të rinjtë por institucionet do të bëjnë një reagim të gjithë së bashku.

 

Ndër të tjera ai thekson se nuk do të lejojnë zona të lira për spacatorët e drogës.

 

“Përgëzoj dhe i shpreh mirënjohjen time forcave të policisë së shtetit të përfshira në operacionin e konkluduar sot. Falënderoj prokurorinë dhe forcat e armatosura të cilat përmes Shtabit të përgjithshëm në bënë të mundur edhe vënien në dispozicion të helikopterëve. Ishte një operacion i mirëkoordinuar për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve kriminale për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni shënoi rezultate impresionues enë luftën kundër drogës. Janë 214 masa sigurie shtuar këtu edhe 23 të tjerë që janë arrestuar gjatë kontrollove në flagrancë. Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të panjohura më parë. Po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike duke filluar nëpër shkolla veçanërisht në shkolla të mesme. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Janë zbuluar llojë droge që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Këto të dhëna janë një kambanë alarmi por institucionet duhet të bëjnë reagim të gjithë së bashku. S’do lejojmë zona të lira për spacatorët e drogës”, tha Balla.