14 evente plot adrenalinë, aventurë, frymëzim muzikor, art teatral e festa tradicionale ju dhuron si paketë turistike kulturore për të kaluar bukur këtë fundjavë aplikacioni TEA.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro paraqiti ngjarjet kryesore të fundjavës në rrjetet sociale duke i ftuar të gjithë të jenë pjesë e tyre.
“Eventet e përzgjedhura nga Agjencia Kombëtare e Turizmit janë të shpërndara në atraksione të rëndësishme të Shqipërisë Turistike, si Ura e Mesit në Drisht të Shkodrës, Kalanë e Shkodrës, Voskopojën e bukur, Elbasan Tiranë, e Kolonjë”, u shpreh Kumbaro.
“Dëfrehuni dhe shijoni këto ditë të bukura të shtatorit me eventet e Aplikacionit TEA!”, shkroi Kumbaro.
Aplikacioni TEA mund të shkarkohet në “Play Store” për celularët Androit dhe “Apple Store”, për telefonat “Iphone”. Tourism Events of Albania është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, dosi një calendar për të gjitha eventet që jetësohen në Shqipëri.