Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 8 të arrestuarit e operacionit “Tempulli”.

 

Dolën sot para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan 8 të arrestuarit në kuadër të operacionit antidrogë ‘Tempulli’.

 

Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga në qytete të ndryshme të Qarkut Elbasan shtetasit:

 

1. Stiven Faqolli

2. Gildi Ballolli

3. Mikel Poçi

4. Saimir Rexhepi (Ujku i Cërrikut)

5. Francesko Braho

6. Endrit Kovaçi

7. Ervis Duzha

8. Saimir Hysa, polic i komisariatit Cërrik, ish-shofer i shefit të komisariatit të Librazhdit.

 

Kujtojmë se 23 grupe kriminale u shkatërruan nga ky operacion i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

 

Ndërkohë mbi 200 persona kanë përfunduar pas hekurave dhe Gjykatat e rretheve i kanë vlerësuar të drejta urdhër-arrestet për ta.