Ditën e sotme është firmosur Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të procesit të Vettingut.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali ka firmosur sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që janë parashikuar në ligjin nr 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik”.

 

Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik në mostrat biologjike për përcaktimin e lëndëve narkotike, apo psikotrope nga Instituti i Mjekësisë Ligjore

 

Njjëkohësisht, procesi i vetingut është duke vijuar normalisht në të treja shtyllat e vlerësimit për subjektet e përcaktuara pas hedhjes së shorteve.

 

Në polici vettingu realizohet vetëm për nivelet drejtuese dhe për gradat e larta, pas tërheqjes së qeverisë për realizimin e procesit edhe për efektivët e thjeshtë.

 

Ndryshimet e ligjit kanë shfuqizuar Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe Komisionin Vendor të Vlerësimit, ndërsa procesin e vetting-ut për drejtuesit e policisë do e realizojë Agjencia e Mbikëqyrjes policore.