Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip ErdoÄŸan njoftoi se me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg kanë biseduar për çështjet rajonale dhe globale.

 

"Me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg u takuam në kuadër të Asamblesë së 78-të të Përgjithshme të OKB-së. Biseduam për çështjet rajonale dhe globale. Ashtu si gjithmonë do të vazhdojmë të jemi një nga vendet që ofron mbështetjen më aktive ndaj misioneve të NATO-s", theksoi ErdoÄŸan në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, pas takimit të zhvilluar me Stoltenbergun në Türkevi (Shtëpinë Turke) në New York.

 

Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır, kreu i Inteligjencës turke MIT, Ä°brahim Kalın dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif ÇaÄŸatay Kılıç./AA