Bashkimi Evropian (BE) ra dakord sot për paketën e 14-të të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës që po vazhdon për më shumë se dy vjet.
“Ambasadorët e BE-së sapo ranë dakord për një paketë të fuqishme dhe thelbësore të 14-të sanksionesh në reagim ndaj agresionit rus kundër Ukrainës”, njoftoi Presidenca belge e Këshillit të BE-së në X.
“Kjo paketë ofron masa të reja të synuara dhe maksimizon ndikimin e sanksioneve ekzistuese duke mbyllur zbrazëtirat”, thuhet më tej./aa