Përmes platformës e-Albania drejtuesit e mjeteve mund të informohen tashmë edhe mbi masat administrative të marra ndaj tyre në rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një video informuese të Policisë së Shtetit mbi procedurën e sistemit të ri të njoftimit të gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania.
Përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo në e-mail, duke pasur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.
Kjo synon shmangen e abuzimeve, si dhe i përgjigjet ankesave të qytetarëve që pretendojnë se kanë marrë gjoba në mënyrë fiktive.