Një 32-vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Maknor në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi i riu pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Viktima është identifikuar si shtetasi me inicialet E.D., 32-vjeç.

 

“Më datë 21.09.2023, në fshatin Maknor, shtetasi E. D., 32 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën”-njofton policia.